Ndërlidhjet

Izrael: Ndërtime të reja në Bregun Perëndimor



Izraeli i ka riafirmuar planet e tij për të ndërtuar shtëpi të reja në Bregun Perëndimor përpara se të konsiderojë pezullimin e ndërtimeve, përkundër kritikave nga Uashingtoni.

Ministri i Transportit Jisrael Kac i tha radios izraelite se kryeministri Benjamin Netanjahu do të vendosë “në ditët e ardhshme” për ndërtimin e qindra objekteve të reja të banimit.

Të premten Shtëpia e Bardhë shprehu keqardhje për planet e reja të ndërtimit, dhe tha se veprimet e këtilla të Izraelit e bëjnë të vështirë krijimin e një klime për negociata.
XS
SM
MD
LG