Ndërlidhjet

Shqipëri: Konstituohet përbërja e re e Kuvendit


Sot më vonë gjatë ditës, Kuvendi i Shqipërisë e mbanë seancën e tij konstituese, por ende nuk dihet se a do të marrin pjesë edhe deputetët e Partisë Socialiste.

Më së shumti deputetë, 74 nga gjithsej 140, do të ketë koalicioni i përbërë nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha dhe LSI-ja e udhëhequr nga Ilir Meta.

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka kërkuar kontribut të të gjithë deputetëve të zgjedhur. Ai, në mënyrë të hapur është shprehur kundër mospjesëmarrjes eventuale të deputetëve të PS-së në këtë seancë.
XS
SM
MD
LG