Ndërlidhjet

AI/HRW: Të hetohen sulmet ndaj romëve


Autoritetet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare duhet të veprojnë së bashku për të ndaluar valën e fundit të sulmeve ndaj bashkësisë rome. Kërkesa vjen nga dy organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Human Rights Watch dhe Amnesty International.

Dy organizatat kanë kërkuar hetime të shpejta, që do të çojnë në gjetjen dhe dënimin e autorëve të sulmeve kundër popullsisë rome.

Sulmet janë raportuar në mesin e gushtit të kaluar, derisa HRW dhe AI në bashkëpunim me organizatat vendore për mbrojtjen e romëve kanë filluar dokumentimin e rasteve.
XS
SM
MD
LG