Policia në Bosnje ka arrestuar një serb të Bosnjes të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e qindra boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjes në fillim të luftës së viteve 1992-95.
Zyra e prokurorisë në Sarajevë tha se 43 vjeçari Marinko Ljepoja është arrestuar në qytetin Prijedor mbi bazën e dyshimeve për krime kundër njerëzimit.
Ljepoja ishte anëtar i një njësiti serb, të cilët në vitin 1992 sollën rreth 200 civilë boshnjakë dhe kroatë buzë një humnere në Bosnjen qendrore, i qëlluan për vdekje dhe pastaj i hodhën në humnerë.