Ndërlidhjet

Lavrov: Anija nuk transportonte armatim në Iran


Ministri i jashtëm i Rusisë i hodhi poshtë informacionet se anija ruse e mallrave, që u rrëmbye nga piratët po transportonte armatim për Iranin.

Anija me flamur maltez dhe me ekuipazh rus u tha se u rrëmbye nga piratët në afërsi të Suedisë, por u gjet në oqeanin Atlantik disa javë më pas.
Arrestimi i ekuipazhit pas kthimit të tyre në Rusi ka shtuar zërat se anija ishte në mision sekret.

Mediat britanike raportojnë se shërbimi sekret izraelit punoi së bashku me Moskën për të ndaluar dërgimin e armatimit në Iran.
XS
SM
MD
LG