Ndërlidhjet

Novi Sad: Një deçanas humb jetën tragjikisht


Në një aksident trafiku në rrugën Novi Sad- Beograd ka humbur jetën 34 vjeçari Xhevat R. nga Deçani, ndërsa janë lënduar lehtë vozitësi 45 vjeçar Bajram Ç. nga Deçani dhe 26 vjeçari Eljon K. nga Prishtina.

Policia e Novi Sadit ka njoftuar se nga shkaqe të panjohura deri më tani, vozitësi ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Njoftohet se Xhevat R. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Policia ka ndaluar Bajram Ç. nën dyshimin se ka kryer vepër të rëndë ndaj sigurisë së trafikut publik dhe kundër tij do të ngritet akuzë penale.

Aksidenti ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit.
XS
SM
MD
LG