Ndërlidhjet

Trupat e NATO-s liruan gazetarin e rrëmbyer



Trupat e NATO-s e kanë liruar reporterin e rrëmbyer të New York Times në Afganistanin verior.

Gazetari Stiven Farel, me shtetësi britanike, u rrëmbye të shtunën bashkë me përkthyesin e tij afgan teksa po përpiqej të vizitojë skenën e një sulmi ajror të NATO-s.

Një zyrtar i provincës Kunduz tha se Farel është liaruar gjatë një bastisjeje që në orët e hershme të mëngjesit e kryen trupat e NATO-s. Zyrtari nuk kishte informata për fatin e përkthyesit.
XS
SM
MD
LG