Ndërlidhjet

Turqi: Ngritet në 20 numri i të vdekurve


Guvernatori i Stambollit tha se shifra e të vdekurve nga vërshimet në qytet është ngritur në 20.

Muamer Gyler tha se më shumë se 20 njerëz janë lënduar nga vërshimet që morën një pjesë të qytetit.

Gyler tha se shiu i madh pritet të vazhdojë gjatë javës, por insistoi se se autoritetet po ndërmarrin masat e nevojshme.

Të reshurat e shumta të martën kanë nxitur vërshimet në veriperëndim të Turqisë.

Ka pasur raporte për dëme të mëdha të shtëpive dhe infrastrukturës, rrugëve dhe autostradave.
XS
SM
MD
LG