Ndërlidhjet

Pacolli takon Gadafin


Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është takuar në Libi me liderin e këtij vendi, Muammar al Gadafin.

Në një komunikatë për media të AKR-së, thuhet se Pacolli ka kërkuar nga Gadafi, njohjen e Republikës së Kosovës dhe vendosjen e linjave të përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjithnjë sipas komunikatës së AKR-së, lideri i Libisë, ka premtuar se do të shqyrtojë me vëmendje mundësinë e njohjes së Kosovës nga vendi i tij, pavarësisht siç thuhet raporteve të mira me Serbinë dhe kërkesës së Rusisë për njohjen e Abkazisë dhe Osetisë.

Po ashtu, AKR njofton se Gadafi ka thënë se nuk do të ketë asnjë barrierë për lëvizje të lirë të kosovarëve në Libi, zhvillimin e marrëdhënieve në fushën ekonomike dhe në gjitha fushat e tjera të jetës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG