Ndërlidhjet

Sejdiu ngushëllon presidentin e Turqisë


Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram kryetarit të Turqisë, Abdullah Gyl, me të cilin e ka ngushëlluar për viktimat e shkaktuara si pasojë e motit të keq dhe vërshimeve.

“Lajmi për këtë tragjedi e ka prekur në shpirt dhe në mendje tërë popullin tim, prandaj, i nderuari President, ju lus t’i pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. Në këtë momente të rënda për vendin tuaj, ne jua ofrojmë miqësinë dhe solidaritetin e popullit të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentit Sejdiu.

Nga përmbytjet në Turqi raportoieht se kanë humbur jetën të paktën 30 persona.
XS
SM
MD
LG