Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Baradei: Irani ta pranojë ofertën e SHBA-së


Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore(IAEA), Muhamed El Baradei tha sot se Irani nuk duhet të refuzojë ofertën e Uashingtonit për dialog në mënyrë, që të zgjidhë konfrontimet mbi programin bërthamor me komunitetin ndërkombëtar.

Komentet e El Baradeit vijnë ndërsa ministri i jashtëm iranian i dorëzoi propozimet e reja përfaqësuesve të gjashtë fuqive botërore të përfshira në negociatat për programin e tij bërthamor.

Më herët, i dërguari i Uashingtonit në IAEA-së, Glin Dejvis, tha se SHBA ka shqetësime serioze se qëllimisht po ruan një opsion për armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG