Ndërlidhjet

DASH: Do shqyrtojmë me kujdes propozimin e Iranit


Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se ka marrë propozimin e ri të Iranit në lidhje me programin e tij bërthamor.

“Ne kemi pranuar propozimin nga Irani. Po e shqyrtojmë seriozisht dhe me kujdes. Planifikojmë ta diskutojmë me partnerët tanë në grupin P5+1”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ian Kelli.

Zyrtarët iranianë kanë thënë se propozimi i ri adreson “sfidat” globale, përfshirë edhe bashkëpunimin bërthamor.

Por, Teherani, po ashtu ka bërë të qartë se Irani nuk do të negociojë mbi aktivitetet e tij kundërthënëse bërthamore.
XS
SM
MD
LG