Ndërlidhjet

Vilnius: Jo hetime për burgjet sekrete


Parlamenti i Lituanisë hodhi poshtë kërkesën për hetime rreth informacioneve se në këtë vend CIA ka pasur burgje sekrete për të dyshuarit si anëtarë të Al Kaidës.

“Nuk ka fakte që të dëshmojnë qoftë dhe një pjesë të raporteve në media” thuhej në vendimin e disa prej komisioneve parlamentare.

Mediat amerikane gjatë muajit gusht publikuan shkrime ku thoshin se Lituania ishte vendi i tretë evropian, pas Polonisë dhe Rumanisë, që t’i kishte ofruar baza CIA-s për të marrë në pyetje të dyshuarit për terrorizëm.
XS
SM
MD
LG