Ndërlidhjet

Medvedev: Në Rusi- demokracia e dobët


Presidenti rus Dimitri Medvedev e ka quajtur demokracinë në Rusi si të dobët, ndërsa ekonominë jofektive.

Në një artikull të publikuar në portalin Gazeta.ru, duke theksuar vizionin e tij për të ardhmen e Rusisë në dekadën e ardhshme, Medevedev ka thënë se sfidat më të mëdha janë modernizimi i ekonomisë, luftimi i korrupsionit dhe dhënia fund e paternalizmit shtetëror.

Sfidat tjera në Rusi, sipas Medvedevit janë trendi demografik dhe jostabiliteti në Kaukaz.

Ai tha se demokracia e qëndrueshme do t’i jepte Rusisë fleksibilitetin e nevojshëm politik dhe ekonomik.
XS
SM
MD
LG