Ndërlidhjet

Tajvan: Ish presidentit-burg të përjetshëm


Ish presidenti i Tajvanit Çen Shui-ban është dënuar me burg të përjetshëm, pasi që një gjykatë tajvaneze e shpalli fajtor nën akuzat për korrupsion.

Çen është akuzuar për keqpërdorim, mashtrim, marrje të ryshfetit dhe spastrim parash, përshirë miliona dollarë, ndërsa ishte në detyrë nga viti 2000- 2008.

Gruaja e tij, Vu Shu-çen, është dënuar nën akuzat e njëjta, po ashtu me burg të përjetshëm.

Çen thotë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, ndërsa mbështetësit e tij thonë se pikëpamjet e tij anti kineze kanë ndikuar në persekutimin e tij.

Çen erdhi në pushtet në vitin 2000 duke premtuar pavarësinë de facto të Tajvanit dhe dhënien fund të korrupsionit.
XS
SM
MD
LG