Ndërlidhjet

Në pritje të marrëveshjes EULEX-Serbi


Misioni i EULEX-it është në pritje të finalizimit të marrëveshjes teknike të bashkëpunimit policor ndërmjet misionit të BE-së dhe Serbisë.

Zëdhënësja e këtij misioni në Prishtinë, Karin Limdal tha sot se nuk mund ta konfirmojë se kur do të mund të ndodhë nënshkrimi.

“Jemi duke pritur, që kjo çështje të finalizohet”, tha Limdal.

Nënshkrimi i marrëveshjes teknike për bashkëpunim ndër-kufitar ndërmjet policisë së EULEX-it dhe asaj të Serbisë është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe vendet e Kuintit, të cilat kanë konsideruar se nënshkrimi i marrëveshjes është në përputhje me mandatin e EULEX-it në Kosovë.

Ndërkaq, Prishtina zyrtare e ka kundërshtuar këtë marrëveshje duke e cilësuar atë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG