Ndërlidhjet

SHBA: Një minutë heshtje për viktimat e 9/11



Në Shtetet e Bashkuara u mbajt një minutë heshtje në nder të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001, në çastin kur aeroplani i parë i rrëmbyer i udhëtarëve u përplas në Qendrën Botërore të Tregtisë.

Ceremoni përkujtimore gjithashtu po mbahet në Pentagon, ku presidenti Barak Obama do të mbajë një fjalim.

Afro 3 mijë vetë e humbën jetën kur katër aeroplanë të rrëmbyer nga Al Kaida u përplasën në kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, në Pentagon, dhe në një fushë në Pensilvani.
XS
SM
MD
LG