Ndërlidhjet

Bie nafta, dollari, rritet vlera e arit


Çmimi i naftës ka rënë për afër 4 për qind duke pasuar 5 ditë të fitimeve në tregun e aksioneve amerikane.

Në mbyllje të tregjeve, nafta ka kushtuar 69.20 dollarë për fuçi.

Ndërkohë, vlera e dollarit për të pestën herë për këtë sezonë ka rënë, ndërsa euro ka arritur shkurtimisht rekord të ri për 2009-tën- 1 euro për 1.46 dollarë- para se të ulej sërish.

Edhe çmimi i arit është rritur në nivelin më të lartë që nga shkurti duke u shitur një ons për mbi 1 mijë dollarë.
XS
SM
MD
LG