Ndërlidhjet

Dhuna në Bagdad vret 3, plagos 35


Nga një sulm i dyfishtë me bombë afër një vendi të shenjtë shiit dhe afër një baze ushtarake në Bagdad janë vrarë të paktën 3 persona.

Agjencia France Press raporton se 35 persona tjerë janë lënduar.

Statistikat e grumbulluara nga Ministra e Mbrojtjes, e Brendshme dhe e Shëndetësisë flasin se në muajin gusht janë vrarë 456 persona- 393 civilë, 48 policë dhe 15 ushtarë irakianë.

Këto shifra e bëjnë gushtin muajin më vdekjeprurës në Irak, që nga korriku i vitit të kaluar në të cilin vdiqën 465 persona.
XS
SM
MD
LG