Ndërlidhjet

OKB: Zgjedhjet afgane ende pa fitues


Misioni i OKB-së në Afganistan tha se ende “nuk ka fitues” të zgjedhjeve persidenciale, ndërsa komisioni zgjedhor afgan pritet që të publikojë për herë të parë rezultatet e plota zyrtare.

Raportohet se publikimi i rezultateve mund të shtyhet për shkak të qindra raportimeve për manipulime në zgjedhjet e 20 gushtit.

Të enjten, Komisioni për Ankesa i mbështetur nga OKB, ka shpallë të pavlefshme fletëvotimet në 83 qendra të votimit- shumica nga to zonat me përkrahje të fuqishme të presidentit Hamid Karzai.

Aktualisht, Karzai ka më shumë se 50 për qind të votave të numëruara deri tash.

Por, nëse Komisioni zhvleftëson edhe vota tjera, atëherë ai mund të bie nën 50 për qind, çka do të çonte në balotazh me rivalin e tij, ish-ministrin e jashtëm Abdullah Abdullah.

Abdullah dhe mbështetësit e tij kanë thënë se zgjedhjet janë manipuluar në favor të Karzait.
XS
SM
MD
LG