Ndërlidhjet

Londër: Marrin burg të përjetshëm për komplot


Tre britanikë myslimanë, që planifikonin të shpërthenin aeroplanët transatlantikë përmes bombave të bëra vetë me lëngje, janë dënuar me dënim të përjetshëm dhe do vuajnë së paku 32 deri në 40 vjet në burg.

Arrestimi i tre personave në Britani në vitin 2006, pat shkaktuar kaos në aviacionin botëror dhe nxiti kufizimet aktuale të sasisë së lëngjeve që mund t’i marrin me vete pasagjerët në aeroplan.

Në gjykatën kryesore të sigurisë në Londër, gjykatësi tha se sulmet, që ata kishin planifikuar ishin të së njëjtës shkallë si ato të 11 shtatorit në SHBA.

Që të tre sot u dënuan me dënim të përjetshëm.

Abdullah Ahmed Ali do të vuajë së paku 40 vjet burg, Asad Sarvar 36 vjet, dhe Tanvir Hysein ka marrë së paku 32 vjet burg.
XS
SM
MD
LG