Ndërlidhjet

OKB: SHBA në Këshillin për të Drejtat e Njeriut


Shtetet e Bashkuara morën sot për herë të parë ulëse në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së.

Ndihmës sekretarja e shtetit për Çështje të Organizatave Ndërkombëtare, Ester Brimer, i tha këshillit 47 anëtarësh se marrja e ulëses ishte “një rast i rëndësishëm” për SHBA-të.

Ajo tha se SHBA kanë një dosje të “papërkryer” të drejtave të njeriut, por që vendi ishte duke bërë përparim dhe iu referua presidencës së Barak Obamës si “provë të këtij përparimi”.

Administrata e kaluar i është shmangur këtij trupi duke e konsideruar atë si të motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG