Ndërlidhjet

Sejdiu, partitë politike diskutojnë zgjedhjet


Presidenti Fatmir Sejdiu takoi sot përfaqësuesit a partive politike që konkurrojnë në zgjedhjet e sivjetshme lokale me të cilët zhvilloi një konsultë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet.

Në një komunikatë për media të kabinetit të presidentit thuhet se tri kanë qenë cështjet që janë diskutuar: kohëzgjatja e fushatës zgjedhore, çështja e studimit që duhet të bëjë KQZ-ja se a ka mundësi që pjesën e balotazhit ta kondensojë në kuadër të kumtimit të rezultatit dhe të ketë shkurtim si dhe pjesëmarrja e shërbyesve civilë si kandidatë në procesin zgjedhor.

Pas konsultimeve është vendosur që fushata të mbetet 30 ditë.

Ndërsa, lidhur me pjesëmarrjen e kandidatëve nga radhët e shërbyesve civilë në zgjedhje dhe heqjen e pagës së tyre gjatë procesit zgjedhor, presidenti Sejdiu ka thënë se kjo mbetet pjesë e obligimeve që do të shtrohet në Qeveri përkatësisht në Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Sipas tij duhet të rishikohet qëndrimi i asaj se a ka të bëjë me të drejtën e heqjes së pagës njëmujore apo dymujore të shërbyesve civilë.

Në takim është diskutuar edhe për borxhet që kanë partitë politike.

Presidenti Sejdiu ka thënë se data e shtyrjes së certifikimit, me gjithë kërkesën e disa partive politike, nuk mund të shtyhet për shkak se është 60 ditë para zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG