Ndërlidhjet

Bullgaria zë 95 kg heroinë


Doganat e Bullgarisë thanë se kanë zënë 95 kilogramë heroinë të fshehur në një kamion turk që udhëtonte për në Gjermani.

Zyrtarët thanë se heroina vlente 15 milionë dollarë.

Droga ishte fshehur në gomën rezervë të kamionit, ndërsa u gjet gjatë një inspektimi në kufirin turko-bullgar.

Vozitësi është arrestuar.

Bullgaria iu bashkua Unionit Evropian më 2007, por ende mbetet vend tranzit për trafikim droge.

Vetëm në tri javët e fundit doganierët kanë zënë 273 kilogramë heroinë.
XS
SM
MD
LG