Ndërlidhjet

Kanada: Nuk vazhdohet misioni në Afganistan


Zyra e kryeministrit të Kanadasë, Stifen Harper, thotë se qeveria nuk do ta vazhdoj misionin në Afganistan edhe nëse presidenti amerikan, Barak Obama, kërkon nga ai që ta bëjë këtë, kur të dy liderët të takohen pasnesër në Uashington.

Zëdhënësi Dimitri Doudas, ka ripërsëritur se Kanadaja do t’i tërheq trupat e saj në vitin 2011.

Deri tash në Afganistan, ku janë të vendosur 2500 trupa, janë vrarë afro 130 ushtarë të Kanadasë.
XS
SM
MD
LG