Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 27 talibanë



Autoritetet e Afganistanit thanë se forcat afgane dhe ato ndërkombëtare kanë vrarë 27 militantë në luftimet dhe në një sulm ajror në provincën Kandahar.

Një zyrtar lokal tha se beteja është zhvilluar në zonën Zeheri, gjatë një operacioni për spastrimin e terrenit nga talibanët.

Një zëdhënës i talibanëve tha se katër militantë janë vrarë dhe pesë civilë kanë vdekur nga shkëmbim zjarri, por pohimet e tilla nuk kanë mundur të verifikohen nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG