Ndërlidhjet

Tokio: Parlamenti emëroi kryeministrin e ri



Parlamenti i Japonisë ka emëruar ish liderin e opozitës Jukio Hatojama si kryeministër i ri i vendit.

Emërimi u bë sot me votimin në Dhomën e Ulët.

Partia Demokratike e qendrës së majtë fitoi në zgjedhjet në Japoni pas më shumë se gjysmë shekulli pushteti të Partisë Liberal Demokratike konservatore.

Hatojama ka premtuar t’i shkurtojë shpenzimet e qeverisë dhe të fokusohet në politikat e konsumatorëve, e jo të biznesit, për ta ringjallur ekonominë e dytë në botë.
XS
SM
MD
LG