Ndërlidhjet

Izraeli refuzon hetimet për aksionet ushtarake



Qeveria e Izraelit ka refuzuar ftesën e Kombeve të Bashkuara për të hetuar sjelljen e ushtrisë izraelite në luftën në Ripin e Gazës.

Zëdhënësi i qeverisë, Mark Regev tha se gjyqësori izraelit është i pavarur dhe mund t’i vlerësojë të gjitha vendimet e ushtrisë, për të cilat gjithashtu mund të ankohet.

Izraeli nuk i pranon akuzat se ka përdorur forcë të tepruar dhe pohon se nuk i ka sulmuar civilë qëllimisht, ndërsa e akuzon Hamasin se i ka shfrytëzuar civilët si mburojë e gjallë.
XS
SM
MD
LG