Ndërlidhjet

Bajden takon liderët irakianë


Nënpresidenti amerikan Xho Bajden takon liderët irakianë në ditën e dytë të vizitës së tij në Bagdad.

Ai do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Nuri al-Maliki sot gjatë ditës, si dhe do të takojë trupat amerikane.

Zona e Gjelbër e fortifikuar rëndë, është sulmuar me raketa të martën, me të arritur Bajdeni në Bagdad.

Forcat irakiane dhe amerikane thanë sot se i kanë arrestuar tre persona të dyshuar se ishin të përfshirë në sulmin me raketa.
XS
SM
MD
LG