Ndërlidhjet

Turqi: Arrestohen 6 për sulmet e 2003-tës


Policia turke tha se janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar në përfshirjen e sulmeve vetëvrasëse të Al Kaidës, që vranë dhjetëra persona në Stamboll në vitin 2003.

Policia tha se arrestimet u bënë në Stamboll.

Në vitin 2003, kamionët që bartnin lëndë shpërthyese u përplasën në dy sinagoga në Stamboll, duke lënë të vrarë dhjetëra persona.

Një shëprthim tjetër në degën e bankës Hong Kong Saving Bank, në qendër të qytetit pat vrarë 30 persona tjerë.

Shtatë militantë tashmë janë dënuar me burg të përjetshëm në lidhje më këto shpërthime.
XS
SM
MD
LG