Ndërlidhjet

Shpallen rezultatet e plota-prin Karzai


Rezultatet e plota preliminare të zgjedhjeve të muajit të kaluar tregojnë se presidenti afgan Hamid Karzai është në rrugë për të fituar që në raundin e parë zgjedhjet me 54.6 për qind të votive të marra.

Sipas rezultateve të shpallura sot nga Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve, sfiduesi kryesor i Karzait, ish ministri i jashtëm Abdullah Abdullah ka grumbulluar pothuajse 28 për qind.

Pjesëmarrja sipas Komisionit ishte nën 39 për qind, ose 5.9 milionë votues.

Rezultatet, megjithatë nuk janë përfundimtare derisa të miratohen nga komisioni mbikëqyrës i ankesave, i cili ka kërkuar rinumërimin e rreth 10 për qind të qendrave të votimit.
XS
SM
MD
LG