Ndërlidhjet

Rasmusen pro ndryshimeve në mbrojtjen raketore


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen e ka cilësuar si “hap pozitiv” vendimin amerikan për të hequr dorë nga vendosja e mbrojtjes raketore në Çeki e Poloni.

Rasmusen tha se ka biseduar me të dërguarin amerikan në NATO dhe vendet e Aleancës do të informohen gjatë ditës me hollësi. Kreu i NATO-s këmbëngul se planet amerikane do të përmirësojnë procesin duke mundësuar përfshirjen e të gjitha vendeve të Aleancës.

“Është përshtypja ime se planet amerikane mbi mbrojtjen raketore do ta përfshijnë NATO-n në shkallën më të lartë të mundshme”, tha Rasmusen.
XS
SM
MD
LG