Ndërlidhjet

Medvedev: Qasje e përgjegjshme e Obamas


Presidenti rus Dimitri Medvedev ka mirëpritur vendimin e administratës Obama për ndryshime në planin e mbrojtjes raketore.

“Ne çmojmë qasjen e përgjegjshme të presidentit të Shteteve të Bashkuara lidhur me zbatimin e marrëveshjeve tona. Jam i gatshëm të vazhdojë dialogun”, tha Medvedev gjatë një fjalimi televiziv.

Medvedev do të diskutojë mbrojtjen raketore gjatë takimit me homologun amerikan në takimin e 23 shtatorit në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG