Ndërlidhjet

Iran: Radikalët sulmuan ish presidentin Hatami



Radikalët në Iran e sulmuan fizikisht ish presidentin reformator Mohamad Hatami në tubimin e organizuar nga qeveria në Teheran.

Hatami u detyrua forcërisht të largohet nga marshi pasi sulmuesit u përpoqën ta shtyjnë në tokë, duke ia rrëzuar turbanin.

Hatami i mbajti anën opozitës gjatë krizës politike që pasoi zgjedhjet e qershorit.

Agjencia shtetërore IRNA raportoi se kandidatët e mundur presidencialë, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi gjithashtu janë detyruar me forcë ta braktisin tubimin pasi ishin sulmuar nga “njerëz të zemëruar”.

Incidenti ka ndodhur në kohën kur mijëra ithtarë të opozitës brohoritnin parulla kundër qeverisë në tubimin e përvitshëm në shenjë solidariteti me palestinezët.

Ka njoftime për përleshje mes mbështetësve të opozitës dhe forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG