Ndërlidhjet

NATO riafirmon zotimin për Gjeorgjinë, Ukrainën



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen e ka riafirmuar zotimin se Ukraina dhe Gjeorgjia do t’i bashkangjiten një ditë aleancës.

Në një tubim në Bruksel, ai tha se ende qëndron premtimi që aleanca ua bëri këtyre vendeve në samitin e Bukureshtit, megjithëse, siç shtoi, asnjëri prej tyre ende nuk i ka përmbushur kriteret për anëtarësim.

Rasmusen tha se ky zotim është arsyeja e vërtetë përse aleanca ka nevojë për dialog të hapur me Rusinë.
XS
SM
MD
LG