Ndërlidhjet

Klinton paralajmëron Iranin për programin bërthamor



Sekretarja amerikane Shtetit Hillari Klinton tha se refuzimi i Iranit që të dëshmojë se qëllimet e tij bërthamore janë paqësore ka “pasoja të thella” për sigurinë në botë.

Ajo i bëri këto komente gjatë një fjalimi në Institutin Brukings në Uashington.

Klinton tha se përpjekjet e administratës Obama për të angazhuar Teheranin mbeten në tryezë, por shtoi se Teherani rrezikon ndëshkime dhe izolim më të madh përveç nëse u bindet kërkesave rreth planeve të tij.

Klinton tha se Iranit po i kalon koha që të tregojë seriozitetin ndaj shqetësimeve që adresohen për programin e tij bërthemor.

Klinton tha se çështja do të jetë prioritet kryesor në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG