Ndërlidhjet

Al Kaida kërcënon Gjermaninë


Al Kaida ka postuar një video-incizim të ri, përmes së cilës kërcënon Gjermaninë.

Ministria e Brendshme tha se video i referohet zgjedhjeve të ardhshme te Gjermanisë, që mbahen me 27 shtator.

Autoritetet kanë ngritur sigurinë në aeroporte dhe stacione hekurdhore.

Në video-incizim shihet një folës duke paralajmëruar për një “zgjim të egër” të paspecifikuar, nëse votuesit gjermanë nuk i shtyjnë partitë e tyre politike, që të tërheqin ushtarët nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG