Ndërlidhjet

Iran: Arrestohen protestues opozitarë


Agjencia zyratre e Iranit, IRNA citoi sot zyrtarët e policisë të kenë thënë se “disa“ protestues janë arrestuar në demonstratën masive të opozitës të mbajtur të premten.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Teheranit, Mehdi Ahmedi, tha se një numër personash janë arrestuar, pasi që kanë hedhur gurë mbi policinë dhe u kanë vënë flakën motoçikletave.

Të premten, dhjetëra mijëra protestues anti-qeveritarë kanë dalë në rrugë në kuadër të tubimit vjetor pro palestinez të njohur si Al- Quds Day, apo Dita e Jerusalemit.

Pas dy muajve nga protestat e vazhdueshme, kjo ishte protesta e parë e madhe opozitare, kundër presidentit Mahmud Ahemdinexhad, që shpalli fitoren në zgjedhjet e kontestuara të qershorit.
XS
SM
MD
LG