Ndërlidhjet

Liderët u urojnë besimtarëve Bajramin



Liderët e institucioneve të Kosovës i kanë uruar Fitër Bajramin besimtarëve të fesë islame dhe kryetarit të Bashkësisë Islame, Naim Tërnavës.

“Republika e Kosovës, atdheu ynë i shtrenjtë, është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. Por, njëkohësisht, ajo siguron dhe garanton edhe me kushtetutë ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare të të gjitha etnive që jetojnë në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në urimin e presidentit të Kosovës, Fatmri Sejdiut.

Ndërsa, në mesazhin e kryeministrit Hashim Thaçi thuhet se ky “Fitër Bajram po kremtohet në vitin e dytë të pavarësisë së Kosovës, në shtetin e ri, që gjithnjë e më shumë po shënon të arritura si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar”.

Besimtarëve islamë, festën ua ka uruar edhe kryetari I Kuvendit Jakup Krasniqi.

“Uniteti, dhe toleranca ndërfetare janë pasuritë më të çmuara te popullit tonë, si të tilla ato përbëjnë një garanci të sigurt për të ardhmen tonë dhe brezave që do vijnë pas nesh. Uroj, që në Kosovë përjetësisht të mbretërojë paqja, respekti dhe mirëkuptimi”, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit.

Mesazhe urimi ka dërguar edhe shefi I UNMIK-ut Lamberto Zanier dhe parti të ndryshme politike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG