Ndërlidhjet

Rusi: Komentet e Ahmadinexhadit të papranueshme



Ministria e jashtme e Rusisë, tha sot se deklarata e presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, se Holokausti është “mit” është “totalisht e papranueshme”.

Zëdhënësi i ministrisë, Andrei Nesterenko, tha se “përpjekjet për rishkrimin e historisë, e veçanërisht derisa 70 vjetori i fillimit të Luftës së Dytë Botërore u shënua këtë vit, janë sulm ndaj përkujtimit të të gjitha viktimave dhe të të gjithë atyre, që e luftuan fashizmin”.

Dje, gjatë fjalimit të tij me rastin e shënimit të Ditës së Jerusalemit në Teheran, në mbështetje të çështjes palestineze, zoti Ahmadinexhad tha se Holokausti ishte “mit”.
XS
SM
MD
LG