Ndërlidhjet

Presidenti Sejdiu udhëton drejt SHBA-ve


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Shteteve të Bashkuara.

“Gjatë zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të kemi takime të shumta me presidentë apo udhëheqës shtetesh. Synimi ynë është që të takojmë krerët e vendeve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës deri tash, me qëllim që të shpejtohet edhe procesi i njohjes nga këto vende”, ka deklaruar presidenti Sejdiu para nisjes për në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Sejdiu gjatë kësaj vizite do të jetë i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.

Së bashku me Presidentin Sejdiu për në SHBA ka udhëtuar edhe zonja e parë e Kosovës, Nezafete Sejdiu. Vizita e zonjës Sejdiu bëhet me ftesën e bashkëshortes së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zonjës Ban Son-Taek, për të marrë pjesë në “Takimin e dytë qëndror vjetor të Kombeve të Bashkuara për autizmin”.
XS
SM
MD
LG