Ndërlidhjet

Moskë: Restoranti detyrohet të ndërrojë emrin



Një restorant në Moskë i quajtur “Anti-Sovjetik” e ka ndërruar emrin nën presionet e autoriteteve lokale.

Menaxheri Aleksandr Vanin i ka deklaruar agjencisë Reuters se autoritetet kanë thënë se emri i lokalit “i fyen ndjenjat e veteranëve”, dhe se qebaptores i janë kërcënuar me gjobë për shkak të emrit.

Restoranti “Anti-Sovjetik”, i cili u hap në korrik, të premten e kishte ndërruar emrin në “Sovjetik”.

Megjithëse shumë rusë e shohin si pozitive rënien e Bashkimit Sovjetik, valët e nostalgjisë e kanë kapluar mbarë Rusinë.
XS
SM
MD
LG