Ndërlidhjet

OECD i paralajmëron bankat evropiane



Një raport ndërkombëtar i publikuar sot thotë se dëmet nga kriza finansiare në raportet e bankave evropiane mund të jenë më të rënda se sa vlerësojnë zyrtarët evropianë.

Në raportin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), thuhet se në shumë vende të Bashkimit Evropian “mbeten paqartësi”për borxhet e bankave.

Grupi me seli në Paris gjithashtu tha se bankat mund të mos kenë mjaft para të gatshme për t’u përballur me përkeqësimin e mëtejmë të kushteve ekonomike.
XS
SM
MD
LG