Ndërlidhjet

Në Gjeorgji po ngrihet Muri i Berlinit


Personalitete të njohura evropiane kanë ngritur shqetësimin se një mur i ri Berlini po ngrihet në Gjeorgji me aneksimin de facto të dy rajoneve nga Rusia.

Shqetësimi u bë publik përmes një letre të hapur, të botuar në gazetat evropiane, e të nënshkruar nga ish presidenti i Çekisë Vaslav Havel, eurodeputeti Daniel Cohn-Bendit dhe filozofët francezë Andre Glukman dhe Bernard Henri Levi.

“Në Gjeorgji është në lojë integriteti i Evropës. 20 vite pas emancipimit të gjysmës së kontinentit, një mur i ri po ngrihet në Evropë, këtë rradhë në territorin sovran të Gjeorgjisë”, shkruhet mes të tjerash në letrën e hapur.

Letra kërkon nga BE-ja të “përcaktojë një strategji aktive për të ndihmuar Gjeorgjinë që në mënyrë paqësore të rifitojë integritetin territorial dhe të largojë trupat ruse të vendosura ilegalisht në Gjeorgji”.
XS
SM
MD
LG