Ndërlidhjet

UNHCR kritikon Greqinë


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ka kritikuar Greqinë se po mban në një qendër paraburgimi 140 migrantë në moshë të re. UNHCR-ja tha se minorenët e pashoqëruar, shumica afganë, nuk duhet të ishin burgosur. Ata po mbahen në ishullin Lesbos në Detin Egje.

Agjencia e Kombeve të Bashkura për Refugjatë edhe më parë ka kritikuar Greqinë për dërgimin në paraburgim të fëmijëve dhe strehimkërkuesve.
XS
SM
MD
LG