Ndërlidhjet

Kasparov-Karpov 2:0



Legjenda e shahut rus Gari Kasparov prin 2-0 ndaj mjeshtrit të madh Anatolij Karpov në ditën e parë të meçit të tyre në Spanjë.

Kasparovi 46 vjeçar e mundi 58 vjeçarin Karpov në të dyja lojat e para të ndeshjes në Valencia.

Meçi me 12 loja ndërmjet dy rivalëve të mëdhej duhet të përfundojë të premten.

Dueli zhvillohet 25 vjet pas përballjes së dy ikonave të shahut në një betejë historike në Moskë, që zgjati pesë muaj dhe u mbyll pa fitues, ndonëse dy shahistët dëshironin që ajo të vazhdojë.
XS
SM
MD
LG