Të paktën tetë civilë janë vrarë në Mogadishu në përleshjet ndërmjet kryengritësve islamistë dhe paqëruajtësve të Unionit Afrikan.
Përleshjet e djeshme kanë filluar kur militantët i kanë sulmuan paqëruajtësit nga Uganda, por më pas janë shpërndarë në zona tjera të kryeqytetit të Somalisë.
Përgjegjësinë e ka pohuar grupi Hezb-al-Islam, i afërt me grupin somalez al-Shabab, i cili frymëzohet nga Al Kaida.