Ndërlidhjet

Izraeli kërkon bojkotimin e Ahmadinexhadit



Izraeli ka kontaktuar ditëve të fundit me vendet anëtare të OKB-së, nga të cilat ka kërkuar ta bojkotojnë fjalimin e presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ambasadorja e Izraelit në OKB, Gabriela Shalev ka konfirmuar se delegacioni izraelit, i drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanjahu, nuk do të jetë i pranishëm në sallë gjatë fjalimit të Ahmadinexhadit.

"Lobi cionist do të bëjë çmos që presidenti ynë të pengohet në prezentimin e qëndrimit iranian, por kjo përpjekje do të dështojë", e transmeton agjencia iraniane IRNA Mohamad Xhafar Mohamadzade, zëdhënësin e presidentit iranian.
XS
SM
MD
LG