Ndërlidhjet

Poloni: Thyhet rrethi i trafikantëve të njerëzve


Zyrtarët polakë thanë se rojet kufitare në Poloni, Gjermani dhe Austri kanë shkatërruar një rreth të trafikimit me njerëz, për të cilin dyshohet se ka transferuar ilegalisht rreth 500 migrantë, kryesisht çeçenë, në Evropën Perëndimore.

Një zëdhënëse e rojeve kufitare polake (Anna Vojcik) tha se dy qytetarë rusë me prejardhje çeçene, për të cilët dyshohet se ishin në krye të këtij rrethi,
janë arrestuar në Bialistok, në Poloninë lindore.

Zëdhënësja tha se ata janë arrestuar në bazë të fletëarresteve evropiane dhe do t’u dorëzohen autoriteteve gjermane.

Të dyshuarit tjerë janë kapur në Austri e Gjermani nga autoritetet lokale.
XS
SM
MD
LG