Ndërlidhjet

Traktat i ri i mundshëm SHBA-Rusi



Presidenti amerikan Barak Obama dhe presidenti rus Dimitri Medvedev thanë se dy shtetet e tyre mund të pajtohen për një traktat të ri mbi zvogëlimin e arsenaleve të tyre bërthamore, që nga dhjetori.

Të dy presidentët u takuan në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Mbi Iranin, Medvedev tha se bota duhet ta inkurajojë Iranin për të marrë “vendimin e duhur” mbi armët bërthamore, për të cilat tha se Teherani nuk duhet lejuar t’i ketë.

Ai po ashtu tha se në disa raste sanksionet janë të paevitueshme.

Obama tha se sanksione “serioze” duhet të shqyrtohen, nëse Irani nuk përgjigjet rreth programit të tij kundërthënës bërthamor.
XS
SM
MD
LG